Lajmet e fundit

Njerëzit kanë panikuar nga disa fotografi të publikuara rreth asaj se çfarë i ndodhë trupi pasi të pini Coca Cola, por një info-fotografi e re që ka tërhequr vëmendjen është për efektet e birrës në trup, 24 orë pasi të jetë konsumuar, raporton Bussines Insider, transmeton klan Kosova.
Të gjithë e dimë se një gjë e mirë mund të jetë e dëmshme, por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë i ndodhë rupit pasi të keni pirë disa birra?
Sipas web faqes angleze, alcoholgifts.co.uk, e cila e ka shkruar artikullin, vetëm 5 minuta pas një birre, alkooli që përmban ajo absorbohet në sistemin e qarkullimit të gjakut, dhe menjëherë fillon që të afektojë trurin tuaj dhe muskujt.
Në orën tjetër pasi të keni pirë birrë, trupi juaj e lufton alkoolin sikur të ishte helm, duke u munduar që ta heqë qafe sa më parë që të jetë e mundur.
Në minutat e para të konsumimit të birrës, ajo udhëton nëpër stomakun tuaj dhe futet në sistemin e qarkullimit të gjakut tuaj dhe fillon që të afektojë trurin dhe muskujt.
10 minuta më pas, trupi juaj e identifikon alkoolin si helm, dhe e ka shumë të vështirë që ta pranojë, duke luftuar që ta heqë qafe sa më parë që të jetë e mundur.
15 minuta më vonë, trupi juaj provon që ta shkatërrojë dhe ta largojë alkoolin.
E prodhon një lloj enzime të quajtur “dehidrogjenezë e alkoolit”, e cila e konverton alkoolin në kemikale përfshirë edhe “acetaldehyde”, (një substancë shumë helmuese e cila është kontribuues i madh i gjendjes së keqe në të cilën zgjoheni pasi tokeni pirë”.
Pastaj këto kemikale shndërrohen në acid acetik. Ato ju bëjnë esëll. Përveç se nëse pini më shumë se që mund ta përballojë mëlçia juaj, ju do të jeni zyrtarisht të dehur.
20 minuta më pas, ju e ndjeni ndikimin e alkoolit, dhe filloni që të keni ndjenja lumturie apo edhe emocione të tjera.
45 minuta deri në 90 min pasi të keni pirë konsiderueshëm alkool, është pika kulminante e nivelit të alkoolit në gjak.
60 min më pas, nuk do t’i ndaheni tualetit. Kjo pasi veshkat do ta nxisin urinimin e shpeshtë. E kjo do të ju dehidrojë, dhe kështu shpjegohet dëshira juaj për ujë kur pini alkool.