03.08.2017 · përditësuar para 3286 dite1 min lexim
Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të fillojë në ora 10:00.
Seanca do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci, ndërsa përkrah tij do të jetë deputetja më e re, Teuta Rugova, njofton Klan Kosova.
Fillimisht do të bëhet formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Më pas bëhet betimi i 120 deputetëve të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Kosovës.
Pas betimit në rend të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të parlamentit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.