Lajmet e fundit

Ja cfarë dihet për bastisjet e ditës së sotme në Francë.
Rruga në St-Denis, tani është e lire këtu janë informacionet e fundit.
2 persona mbetën të vdekur
7 persona janë arrestuar
5 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të rënda dhe një qen i policisë është vrarë.
Këtu do të gjeni detajet:
Një grua gjatë bastisjes u vra ngase hedhi vetën në ajër.
Një person tjetër u vra nga një polic snajperit.
3 persona, me identitet të panjohur ende, janë arrestuar brenda apartamentit.
Një burrë dhe një grua, janë arrestuar në ‘’afërsi’’ të banesës, mendohej të ketë qenë pronari i apartamentit dhe e dashura e tij.
Policët kryen edhe 2 arrestime të tjera përvec totalit 7.
Policët ishin të njoftuar edhe për një person tjetër të gjendej në apartament por që ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Informacione rreth bastisjes së sotme, nga ekipi anti-terrorist:
Apartamenti në të cilin është zhvilluar bastisja është edhe fokusi kryesor në rrugën e vogël Rue du Corbillon, rreth 2km nga Stade de France, një nga caqet kryesore të sulmeve të së premtes në Paris.
Të shtënat filluan me të madhe rreth orës 4.40 të mëngjesit.
Nga ana e banorëve të lagjes, u dëgjuan të paktën 7 shpërthime eksplozivi gjatë bastisjeve të sotme.
Rrugët u bllokuan, me forca të policisë për të pasur gjithçka nën kontrollë.
Banorëve iu rekomandohej të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe larg prej dritareve.
Mjetet e transporteve u pezulluan, e gjithashtu edhe mësimi në këtë të mërkurë në shkolla nuk u zhvillua fare.
Policia ka shoqëruar fëmijët dhe të tjerët që ishin prezent nga këto skena, ndërsa raportohet që është hapur edhe një qendër këshillimi por që ende nuk është konfirmuar.
Burimet policore treguan per mediet franceze dhe AFP se në objektet të cilat u bastisën, supozohej të ketë qenë i pranishëm organizatori i sulmeve në Paris Abdel-Hamid Abu Oud, transmeton Klan Kosova.