Lajmet e fundit

Major doli nga Shtëpia e Bardhë dhe u dërgua tek familja pasi kishte "pickuar" dorën e një agjenti të Shërbimit Sekret. Një zyrtar i Shërbimit Sekret i tha NBC News se lëkura nuk ishte dëmtuar në incident, i cili po përshkruhet si "një dëmtim jashtëzakonisht i vogël".
Agjenti i përfshirë në incident është ende duke punuar dhe nuk ka humbur asnjë kohë, transmeton Klan Kosova.
Shoqata Humane e Delaware - nga ku Major u adoptua - tregon për TMZ se 'sjellja e fundit e Champ dhe Major mund të burojë nga një ndryshim në mjedis, i cili mund të jetë shqetësues për qentë'.
Ata shtuan, "çdo qen mund t'i duhet pak kohë për t'u përshtatur në një shtëpi të re ose në një mjedis të ri".
Major dhe Champ nuk do të mbahen larg nga Shtëpia e Bardhë për shumë kohë. Qentë thuhet se do të kthehen. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha NBC News: "Me Zonjën e Parë që udhëtoi për tre ditë, Champ dhe Major shkuan në Delaware për të qëndruar me miqtë e familjes".
