Lajmet e fundit

Brad Pitt bëri një paraqitje të papritur gjatë një koncerti të Frank Ocean të shtunën në Los Anxhelos!
Aktori 53-vjeçar u shfaq në skenë derisa Frank ishte duke kënduar “Close To You” dhe “Never Can Say Goodbye”. Gjatë performancës, Brad u ul dhe mbante një celular në veshin e tij, transmeton Klan Kosova.
Gjatë një interviste me GQ, Brad pranoi se ai e dëgjon shumë shpesh Frank.
“Unë e dëgjoj shumë Frank Ocean”, tha Brad. “Ai është i veçantë. Nuk mund t’ia gjej një të keqe”.