Lajmet e fundit

Policia e Kosovës përmes një kumtese për media ka dhënë detale lidhur me rastin e arrestimit të Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Salih Zyba .
Policia thotë se në këtë ka realizuar një mandat arresti të natyrës proceduese të urdhëruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në shqyrtim gjyqësor.
"Urdhëresa e nxjerrë në muajin shkurt të këtij viti, ka specifikuar detyrimin për policinë që të pandehurin posa ta takoj, ta ndaloj ta arrestoj dhe ta transferoj në qendrën e paraburgimit".
"Për më shumë të pandehurit më datë 22.02.2016 policia i ka dërguar ftesën zyrtare për paraqitje në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, gjithashtu më datë 23.02.2016 të njëjtin polica e ka kërkuar në shtëpinë e tij, si dhe tri herë të tjera në vendin e punës së tij, porse asnjëherë i pandehuri nuk është hasur nga ana e policisë si dhe vullnetarisht nuk është paraqitur".
"Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës" thuhet në kumtesën e policisë..
Këta të fundit thonë se në këtë rast janë penguar nga dy persona të tjerë të cilët janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës.
Sipas policisë, të njëjtit pas kryerjes së veprimeve të nevojshme nga ana e policisë janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.