Lajmet e fundit

Jennifer Lopez ishte në Radio City për t'u bashkuar me ish-burrin e saj Marc Anthony në skenë gjatë një perfromance në njërin prej koncerteve të tij.
J.Lo kishte veshur një fustan të zi kur ajo befasoi fansat në momentin e daljes në skenë me Marc, transmeton Klan Kosova.
Ish bashkëshori dhe bashkëshortja kanë kënduar këngë të shumta së bashku.
Jennifer dhe Marc ishin të martuar për 10 vjet para se ata u ndanë në vitin 2014.
Ata kanë mbetur miq gjatë viteve dhe ndajnë dy fëmijë së bashku.