Lajmet e fundit

Ndonëse s’ka një javë që u nda nga i dashuri me të cilin pati një lidhje për pesë vjet, ajo nuk e ka problem të jetë e lumtur e të këndojë, madje me ish–bashkëshortin.
Jennifer Lopez, sapo i ka dhënë fund lidhjes së saj me të dashurin disa vjet më të ri, keorografin Casper Smart, mirëpo kjo s’e ka penguar të shkojë në koncert në New York, e të këndojë me ish burrin e saj, Marc Anthony.
Paraqitja e saj në Radio City Music Hall, ka zënë në befasi fansat e Marc Anthony, të cilët e kanë pritur dyshen me brohoritje e entuziazëm.
Lopez dhe Anthony ishin martuar në vitin 2004, por u ndanë në vitin 2014. Ata kanë dy binjakë 8 vjeçarë së bashku, Emme dhe Max.
Dyshja e famshme kanë performuar këngën e tyre të vitit 1999, “No me Ames”.
Pas interpretimit fantastik, Lopez është larguar nga skena, kurse Anthony ka thënë: “Ishte mbretëresha”!, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BJpBIdgguRr/?taken-by=jlo