Lajmet e fundit

Gjatë karrierës së saj të gjatë e të suksesshme, Jennifer Lopez ka vuajtur edhe nga zemra e thyer.
Në një intervistë, gjyqtarja e American Idol ka folur për “zhgënjimin më të madh” të jetës së saj, divorcin nga martesa shtatë vjeçare me këngëtarin Marc Anthony.
“Në atë kohë ndjehesha sikurse e kisha humbur pak rrugën dhe në çdo kusht po përpiqesha ta bëja martesën të funksionojë”, ka thënë Lopez për revistën amerikane People.
“Kisha qenë e martuar edhe dy herë të tjera më parë dhe nuk doja që kjo martesë të ishte një zhgënjim. U mundova të bëhesha dikush që nuk isha vetëm që të mos ndaheshim”.
Lopez dhe Anthony kishin filluar një lidhje dashurie që në fillimet e viteve të 90-ta, mirëpo më pas ata u ndanë e u martuan me njerëz të tjerë. Çifti më pas, në vitin 2004 u ribashkua dhe e kurorëzuan dashurinë me martesë. Nga lidhja e tyre bashkëshortore, ata kanë dy fëmijë binjakë, Max dhe Emme që u lindën në vitin 2008.
Anthony i kishte kërkuar asaj divorc në vitin 2012, duke thënë se kanë dallime kontradiktore.
“Në kohën kur u martuam Marc dhe unë mendonim se do të ishim bashkë edhe për 40 vjet, derisa të vdisnim”, ka thënë Lopez.
Lopez është në një lidhje romantike me të dashurin e saj valltar, Casper Smart, ndërsa Anthony është i martuar me Shannon de Lima që nga viti 2014. Pavarësisht dallimeve që kanë, Lopez dhe Anthony janë shumë të përkushtuar si prindër të të dy fëmijëve.