Lajmet e fundit

Jennifer Lopez dhe Drake, zunë titujt e mediave gjatë kësaj jave, duke u përfolur për një lidhje romantike në mes tyre.
Sidoqoftë, një burim i revistës People, ka thënë se është ende herët për të thënë se ku do të shkojë kjo lidhje në mes tyre.
“Ata duket se e pëlqejnë dhe e respektojnë shumë njëri tjetrin, por është ende herët”, ka thënë ky burim.
“Se ku do të shkojë, mbetet të shohim. Miqtë e të dyve shpresojnë se do të ketë një lidhje në mes tyre, por është ende shumë herët të thuhet më shumë se kaq”, ka thënë një burim i kësaj reviste, transmeton Klan Kosova.
Po i njëjti burim ka thënë se ata të dy po bëjnë muzikë të mirë bashkë, po kalojnë kohë bashkë edhe po e shijojnë shoqërinë e njëri tjetrit, por tani për tani gjithçka sillet rreth muzikës.
