Lajmet e fundit

Vajza 12-vjeçare e Alex Rodriguez, Natasha, këndoi për Jennifer Lopez, natën e së enjtes. Sigurisht kjo nuk ishte një performancë nga më të mirat, por ishte në një dhomë e mbushur me të dashurit e saj, dhe megjithatë fitoi një raund të duartrokitjeve nga e dashura e babait të saj.
Këngëtarja buzëqeshi dhe e përqafoi Natasha-në, shkruan E! News, transmeton Klan Kosova.
Alex, i dashuri i Lopez, e kapi këtë moment dhe e ndau në llogarinë e tij në Instagram.