Lajmet e fundit

Fansat e J Balvin, a jeni gati?
Këngëtari mund të jetë në qytetin afër jush duke filluar nga kjo vjeshtë, transmeton Klan Kosova.
Këtë mëngjes, ylli 32-vjeçar njoftoi se do të fillojë turneun e tij në Amerikën e Veriut nga 19 shtatori në Fresno të Kalifornisë dhe do të përfundojë më 28 tetor në Miami.
Lajmi vjen pas njoftimit të fundit se albumi i tij i ri “Vibras” do të dalë më 25 maj.