Lajmet e fundit

Një raund i ri i luftimeve izraelito-palestineze, i nisur nga tensionet mbi qytetin e shenjtë të Jeruzalemit, u përshkallëzua të mërkurën.
Kjo ndërsa Izraeli vrau disa komandantë të Hamasit dhe militantët u përgjigjën me një breshëri të re raketash drejtuar qyteteve nëpër Izraelin jugor.
Shkëmbimi pasoi dhjetëra sulme ajrore izraelite në Rripin e Gazës brenda natës dhe disa valë raketash natën në Tel Aviv, Ashkelon dhe aeroportin kryesor ndërkombëtar të Izraelit.
Gaza kontrollohet nga Hamas, grupi militant islamik, raporton New York Times, përcjell Klan Kosova.
Armiqësia i ka bashkuar palestinezët e zemëruar nëpër pjesë të ndryshme të territoreve të okupuara dhe brenda Izraelit, ku ka pasur trazira të mëdha rrugore në komunitetet arabe.
Ata po shfryjnë zhgënjimin pjesërisht për zhvendosjen e palestinezëve nga toka në Jeruzalemin Lindor dhe për diskriminimin e gjatë.