Izraeli identifikoi trupin e pengut Idan Shtivi, i cili u gjet në Rripin e Gazës në një operacion ushtarak këtë javë, tha të shtunën zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Zyra e Netanyahut kishte njoftuar të premten se u gjet trupi i Ilan Weiss së bashku me mbetjet e një pengu tjetër, identiteti i të cilit tani dihet të jetë ai i Shtivi, por nuk ishte zbuluar në atë kohë.
Me gjetjen e trupave të Weiss dhe Shtivi, Izraeli thotë se 48 pengje mbeten në Gaza, nga të cilët vetëm 20 besohet se janë gjallë.
"Idan Shtivi u rrëmbye nga zona e Tel Gama dhe u vra brutalisht nga terroristët e Hamasit pasi veproi për të shpëtuar dhe evakuuar të tjerët nga festivali i muzikës Nova më 7 tetor 2023. Ai ishte 28 vjeç në kohën e vdekjes së tij", tha ushtria izraelite të shtunën në një deklaratë.
Rreth 1,200 persona u vranë dhe rreth 251 u morën peng kur grupi militant palestinez Hamas sulmoi komunitetet jugore izraelite në tetor 2023, tregojnë të dhënat e Izraelit.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se sulmi i mëvonshëm ushtarak i Izraelit ka vrarë mbi 63 mijë palestinezë. Lufta ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e Gazës, ka shkatërruar infrastrukturën dhe ka shkaktuar një krizë humanitare, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.