Lajmet e fundit

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se pret që agjencia kryesore e ndihmës e Kombeve të Bashkuara në Gaza të kryejë një hetim të brendshëm urgjent pasi shkarkoi anëtarët e stafit të dyshuar të përfshirë në sulmin e 7 tetorit 2023 të Hamasit kundër Izraelit.
“Është e rëndësishme që UNRËA të kryejë një kontroll të plotë të brendshëm mbi aktivitetin e Hamasit dhe faktorëve të tjerë terroristë në radhët e tij, në mënyrë që të sigurohet që aktiviteti humanitar i organizatës të mos përfitohet”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Kreu i UNRËA, Philippe Lazzarini tha se një hetim ka nisur dhe kushdo i përfshirë do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tyre.