Një spital në Izrael ka nisur sot testimet në stafin shëndetësor, për të kuptuar efektin e dozës së katërt të vaksinës kundër koronavirusit.
Rreth 150 pjesëtarëve të stafit mjekësor në Spitalin Shiba afër Tel Avivit iu injektua doza e katërt e vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech. Doza e tretë e tyre ishte marr më 20 gusht. Stafi që mori dozën shtesë u testua fillimisht, ku rezultuan se kishin nivele të ulëta të antitrupave. Ky studim ka për qëllim të analizojë efektin e vaksinës së katërt sa u përket antitrupave, parandalimit të sëmundjes dhe analizimit të sigurisë.
Sipas spitalit, ky është studimi i parë i këtij lloji në botë. Në kohën e përhapjes së variantit tejet ngjitës të koronavirusit, Omicron, Izraeli ka bërë të ditur se personat mbi moshën 60-vjeçare duhet të marrin dozën e katërt të vaksinës.
https://www.youtube.com/watch?v=__nSk27zzTw
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.