Lajmet e fundit

Izraeli e ka targetuar shefin ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, si një nga objektivat kryesore.
“Gjatë gjithë operacionit ne jemi përpjekur ta vrasim Mohammed Deif. Ne jemi përpjekur ta vrasim atë disa herë”, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë, Brig Gen Hidai Zilberman.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje, por mediat kanë raportuar se Deif ka arritur që t’i shpëtojë sulmeve të fundit ajrore nga Izraeli.
Mohammed Deif është kreu i krahut ushtarak të Hamasit, Izzedine al-Qassam Brigades, dhe ka qenë në listën e “më të kërkuarve” nga Izraeli për shumë vjet.
Ai mendohet se iu ka shpëtuar për pak përpjekjeve të ushtrisë izraelite për ta vrarë atë në disa raste, përfshirë edhe në konfliktin e fundit të madh në 2014 kur gruaja e tij dhe një nga fëmijët e tij u vranë./ klankosova.tv