Lajmet e fundit

Izraeli beson se janë 173 persona që u kapën robër më 7 tetor, të cilët janë ende në Gaza, tha të martën për CNN zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, transmeton Klankosova.
Nga të rrëmbyerit, 17 janë të huaj dhe pjesa tjetër janë shtetas izraelitë.
Pengët izraelitë përfshijnë gjashtë fëmijë nën moshën 18 vjeç. Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura beson se po mbahen edhe tre 18-vjeçarë, të cilët janë ligjërisht fëmijë, sipas përkufizimit të Kombeve të Bashkuara.
Përpara ditës së pestë të armëpushimit Izrael-Hamas, Hamasi deri më tani ka liruar 69 pengje dhe Izraeli ka liruar 150 të burgosur palestinezë.
Nga të gjithë palestinezët e liruar deri më tani, 98 u arrestuan pa akuza, 119 ishin fëmijë sipas përkufizimit të OKB-së dhe 31 të tjerët ishin gra.