Lajmet e fundit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka shkruar disa fjalë duke për Ambasadoren e sapoemëruar të Kosovës në Itali, Alma Lama, me rastin e shkuarjes së saj për këtë detyrë.
Sipas Deputetes Izmaku, askush më mirë se Lama, nuk do të mund të bëntë lidhje shpirtërore e shtetërore në politikat e jashtme, njofton Klan Kosova.
Ky status erdhi menjëherë pasi Deputetja e LDK-së, Alma Lama, foli rreth rrugëtimit të saj në politikë, për herë të fundit në Kuvendin e Kosovës.
Për më shumë lexoni statusin e plotë të Deputetes Xhevahire Izmaku:
''Me rastin e shkuarjes ambasadore në Itali, znj. Alma Lama,
Të duartrokita me zemër sepse;
Për dy mandate radhazi, t'a kam dëgjuar fjalën tënde të bukur në Kuvend, pa përjashtuar nostalgjinë që më sjell theksi i të folurit pastër e drejtë shqip;
Ke mbrojtur kauza ku shpeshherë edhe të kemi lënë fillikat vetëm ne koleget deputete;
Besoj në dijen dhe vlerat tua si intelektuale dhe grua;
Mendoj se askush më mirë s'do të bënte lidhjen shpirtërore e shtetërore edhe në politikat e jashtme, që na duhen, të dyzuara me shtetin amë!
Paç fat e dashur e të shkoftë mbarë!
Me respekt, Xhevahire Izmaku''