Lajmet e fundit

Udhëheqësi i iniciativës qytetares serbe SDP, Oliver Ivanoviq, ka thënë se beson që Gjykata e Apelit në Prishtinë nesër do ta sjellë "vendimin e drejtë" për lirimin e tij.
"Shën Sava mund të jetë një ditë e madhe për t'i dhënë fund torturës time, por unë nuk jam i sigurt se do të ndodhë me të vërtetë. Unë kam mësuar të pres dhe të jem i durueshëm ", ka thënë Ivanoviq në një intervistë për gazetën serbe "Politika", transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, gjykata shpesh prish afate për marrjen e vendimeve, me arsyetimin se rasti ishte "i rëndë dhe i komplikuar."
I pyetur nëse kishte frikë se vendimi i Apelit mund të jetë ndryshe nga ajo liruese vanoviq tha se nuk ka dyshim në ndershmërinë dhe profesionalizmin e gjyqtarëve të EULEX-it, si dhe gjyqtarit të tretë i cili është shqiptar.
Politikani serb akuzohet për vrasjet e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti, transmeton Klan Kosova.