Lajmet e fundit

Lideri i Iniciativës Qytetare "SDP" Oliver Ivanoviq sot pritet që ta lëshojë spitalin, për të filluar masën e arrestit shtëpiak.
Iniciativa‘SDP’ përmes një kumtese bën me dije se Ivanoviq pas disa ekzaminimeve mjekësore, sot rreth orës 14:00 do të dal nga spitali i veriut të Mitrovicës.
Ndryshe, Oliver Ivanoviq i dyshuar për krime ndaj popullatës shqiptare gjatë viteve 1999-2000 në Mitrovicë, ishte shtruar në spital muajin e kaluar pas grevës së urisë që kishte filluar në burg.