Lajmet e fundit

Liderit të Iniciativës qytetare SDP Oliver Ivanoviq i është zgjatur paraburgimi deri më 6 tetor.
Vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë për zgjatjen e kësaj mase edhe për dy muaj erdhi pasi kjo gjykatë hodhi poshtë mocionet për ndërprerjen e paraburgimit të paraqitura nga avokati mbrojtës i të të pandehurit.
Ndryshe, Oliver Ivanoviq akuzohet për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë viteve 1999 dhe në vitin 2000.