Lajmet e fundit

Lideri i Iniciativës qytetare "SDP“ Oliver Ivanoviq, ka thënë se arrestimin e tij nuk e kanë kurdisur as serbët e as shqiptarët, por zyrtarët e EULEX-it.
Sipas politikanit serb që akuzohet për vrasjen e shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Mitrovicë, një përfaqësues i EULEX-it në prokurori e ka imagjinuar planin dhe e ka nisur iniciativën me qëllim të largimit të vëmendjes nga afera e vet, raportojnë mediat serbe.
Ivanoviq ka kritikuar prokurorinë të cilës i janë dashur tetë muaj për të përcaktuar se për çfarë dyshohet, ndërsa shton se ka argumente që i përgënjeshtrojnë këto dyshime.