Lajmet e fundit

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ende nuk është njoftuar nga Kuvendi lidhur me dështimin e Nikola Gruevskit për formimin e qeverisë së re.
Nga zyra e Presidentit thonë se pas marrjes së konfirmimit se Gruevski nuk ka dorëzuar programin dhe përbërjen e qeverisë së re, do të nis konsultimet me institucionet dhe partitë politike për hapat e mëtejmë.
"Në funksion të kalimit të afatit të parashikuar në nenin 90 të Kushtetutës, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është i obliguar ta informojë Presidentin se mandatari ka paraqitur program dhe propozim për përbërjen e qeverisë së re”, kanë deklaruara nga kabineti i Presidentit, shkruan Alsat M.
Sipas Nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë:
“Presidenti i Republikës së Maqedonisë ia ndan mandatin kryetarit të asaj partie politike ose partive politike, koalicioneve të cilat do të dëshmojnë se kanë shumicë në Parlament”.
Por, në rastin e mandatarit, Nikola Gruevski, presidenti Ivanov sipas njohësve të çështjeve juridike nuk ka respektuar këtë dispozitë të kushtetutës duke i dorëzuar mandatin atij pa arritur të siguroj paraprakisht shumicën e nevojshme parlamentare.