Lajmet e fundit

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka thënë se qeveria e re e Maqedonisë do të shikojë interesin kombëtar dhe të vendos për votimin rreth anëtarësimit të Kosovës në Unesco dhe ka shtuar se shpreson që ky vendim do të ishte në interes të të gjithëve.
"I mbetet Qeverisë së re që të shikojë interesin kombëtar. Çdo vend është i bazuar në interesat e veta dhe në radhë të parë mbron intresat e qytetarëve të saj", tha Ivanov në një konferencë shtypi të mbajtur në Beograd me rastin e vizitës atje, raportojnë mediat në Serbi, përcjellë Klan Kosova.
Ivanov rikujtoi se në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, të planifikuara për 11 dhjetor, vendi do të bëhet me parlament dhe qeveri të re e cila, tsiç tha ai, do të ketë aftësinë për të rishikuar të gjitha vendimet e mëparshme.
Maqedonia në nëntor të vitit të kaluar ka votuar për pranimin e Kosovës në UNESCO, transmeton Klan Kosova.