Lajmet e fundit

Edhe president ii Maqedonisë dhe kabineti i tij kanë qenë të përgjuar. Këtë e pohon vetë presiendeti Gjorgje Ivanov gjatë një interviste që ka pasur mbrëmë në Telma, transmeton “Zhurnal”.
Ivanov tha se ai dhe të gjithë funksionarët apo qytetarët që kanë qenë të përgjuar ndihen keq kur kuptojnë se bisedat personale dhe profesionale janë përgjuar dhe mund të keqpërdoren.
Ivanov nuk tha se prej ku i ka marrë këto informacione dhe a e di përmbajtjen e bisedave. Sipas tij, duhet t’i lihet gjykatës ta thotë fjalën e fundit. Në prokurori ekziston hetim dhe ka rast gjyqësor dhe besojmë në gjetjen e vendimit në bazë të fakteve dhe argumenteve, e jo në bazë të spekulimeve.