Lajmet e fundit

Janë bërë tri vjet që kandidatët për doktoratë që u pranuan në studime në vitin 2013 nuk po i ndjekin këto studime. Mbi 60 kandidatë, që konkurruan në vitin 2013 në nivelin e tretë të studimeve, atë të doktoratës, të cilën të drejtë e fituan sipas kritereve të shpallura me konkurs për këto studime, iu mor e drejta e studimeve.
Kriteret e konkursit për doktoratë janë ndryshuar nga Senati i UP-së, pasi është kryer vlerësimi i kandidatëve sipas kritereve me konkurs, duke lënë pastaj jashtë listave të të pranuarve mbi 60 studentë.
Në konkursin e shpallur më 26.09.2013 kriteret e vlerësimit ishin: nota mesatare gjatë studimeve paraprake së paku 8.00; publikimet nga fusha e studimeve në të cilat konkurron kandidati; pjesëmarrja në konferenca shkencore; rekomandimet e dy profesorëve nga lëmi përkatës; mbajtja e gjuhës angleze.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.