Lajmet e fundit

BimBimma zbuloi në NIN të Klan Kosovës se albumi i tij më të ri do të publikohet verën e ardhshme. Në këtë album bën pjesë një këngë që i dedikohet babait të tij i cili nuk është më në këtë jetë tash e 11 vite.
Ai tha se kësaj kënge do t’i bashkëngjitet edhe klipi, i cili do të jetë shumë i veçantë.
Reperi po ashtu zbuloi se teksti i këngës dedikuar babait i ka marrë kohë pesë vite, për t’i hedhur në 14 faqe të gjitha ndjenjat për të.
Bimma tha se albumi nuk do të lansohet pa u publikuar kënga dhe klipi kushtuar babait.