Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë Andreas Ferrarese, me të cilin biseduan për gjendjen e përgjithshme në Kosovë me theks të veçantë në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.
Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Italisë u vlerësua lartë dhe i frytshëm në fusha të ndryshme e sidomos u nënvizua suksesi i aksionit të përbashkët kundër ekstremizmit .
Nga ana tjetër diplomati amerikan e vlerësoi lartë punën e Ministrisë Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Ferrarese siguroi Hysenin për mbështetje të vazhdueshme të qeverisë italiane në fushën e sigurisë si dhe avancimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve.