Lajmet e fundit

Një protestë e dhunshme u zhvillua sot kundër ngritjes së gardhit ndërmjet Austrisë dhe Italisë.
Qindra protestues me maska kundërgazi mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Hapni kufijtë”, duke i thënë “jo” vendimit që mbyll rrugën refugjatëve për në Evropën Veriore.
Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe bomba Molotov protestuesve të shumtë. Dy policë mbetën të plagosur nga përplasjet, ndërsa u arrestuan dhjetëra protestues.
Gazeta italiane “Corriera della Sera” raporton se protesta ishte organizuar nga një grup anarkist, nga Trentino e Italisë veriore.