Numri i të vdekurve nga shembja e urës në Itali ka arritur në 41 pasi tre trupa tjerë u gjetën nën rrënoja nga ekipet e shpëtimit.
Të premten mbrëma u nxorën nga rrënojat trupat e një familjeje përfshirë edhe një fëmijë 9 vjeçar, shkruajnë mediat italiane, transmeton Klan Kosova.
Diku rreth 20 njerëz ende nuk janë gjetur dhe punonjësit e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për ata.
Funerali për 18 viktima po mbahet sot në Itali ku po marrin pjesë edhe presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe kryeministri, Giuseppe Conte.
Në mesin e të vdekurve janë edhe dy shqiptarë nga Shqipëria.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.