Lajmet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Itali.
Në një fshat të Vernios, një 22-vjeçar shurdhmemec e vrau me thikë nënën e tij dhe më pas i vuri flakën shtëpisë.
Mediat italiane raportuan se në vendin e ngjarjes dolën zjarrfikësit, karabinierët, kryeprokurori i Prato Luca Tescaroli dhe prokurorja publike në detyrë Laura Canovai, teksa po punojnë për zbardhjen e këtij krimi.
Hetuesit po punojnë për të konstatuar çdo element që qëndron pas dramës familjare, për të përcaktuar me siguri përgjegjësitë dhe dinamikën.
Në lidhje me këtë rast, janë duke u zhvilluar edhe hetimet shkencore.