Lajmet e fundit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë, në Info Magazinë të Klan Kosovës se, ndërhyrja e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për të gjetur zgjidhje në krizën institucionale në Kosovë, ka thënë se kjo thirrje e saj duhej të ndodhte shumë më herët.
“Atifete Jahjaga është shumë e vonuar me ndërhyrjen e saj”.
“Ka kohë që kriza është prezente, do të duhej shumë më herët të intervenonte”, ka thënë Isufi, duke ritheksuar se nënshkrimet për marrëveshjet me Serbinë në Bruksel dhe Demarkacioni me Malin e Zi duhet të kthen prapa.