Lajmet e fundit
Isuf Junuzi: Bëjmë me dije se djali jonë Riza Junuzi nuk ka gisht për tradhtinë qe po i vishet për rastin e Kumanovës. Apeloj tek të gjithë shqiptarët që mos të nguten me vlerësime.

Babai i shumë të përfolurit Riza Jonuzit nga Kumanova, Isuf Junuzi ka hedhur poshtë thashethemet se biri i tij ka mundur të tradhtoj grupin e armatosur.
Ai thotë se shtëpia e tij është e hapur për gjithçka që e intereson opinionin.
Ja apeli Isuf Junuzit:
Te nderuar shqiptare kudo qe jeni unë jam baba i Riza Junuzit Isuf Junuzi.
Njoftoj opinionin e gjere se unë jam ne Kumanove me tere familjen.
Ne jemi këtu dhe jemi te hapur për gjithçka qe i intereson opinionit shqiptar.
Bëjmë me dije se djali jon Riza Junuzi nuk ka gisht për tradhtinë qe po i mvishet për rastin e Kumanovës.
Apeloj te te gjithë shqiptaret qe mos te nguten me vlerësime.
Urojme qe sa me shpejte te zbardhet rasti i Kumanovës dhe e vërteta te del ne shesh.
Njëherësh shfrytëzoj rastin qe t'ju shpreh ngushëllime familjareve te dëshmorëve te rene ne Kumanove dhe urojme qe te burgosurit te lirohen sa me shpejte.