Lajmet e fundit

Në zonën ku ndodhi krimi në Istog ka mbetur ende e rrethuar.
Për arsye të ekzaminimit të vendngjarjes qëndroi e mbyllur gjithë të premten rruga Fadil Ferati në Istog , ku të enjten pasdite gjatë rasti të një tentim grabitjeje, u vra polici Izet Demaj e poashtu edhe grabitësi Kamer Metaj, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq nga të dhënat e para nga hetimet del se Kamer Metaj, 50 vjecar nuk e planifikoi dhe tentoi vjedhjen në bankë i vetëm.
Për dy bashkëpjesëmarrësit e tij Y.M dhe U.M u caktua masa e paraburgimit prej një muaji, që e kërkoi Prokuroria e Pejës.
Kronikë e zgjeruar nga Merita Neziri