Lajmet e fundit

Një person ka humbur jetën dje në fshatin Vojdull të Istogut.
Në raportin 24 orës të Policisë, është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar traktorin e tij , ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge dhe si pasoj ka pësuar lëndime vdekje prurës, njofton Klan Kosova.
Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.