Një burrë dhe grua janë shoqëruar në stacionin policor në Istog.
Ata dyshohet se të mërkuren më 7 shkurt janë përleshur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshje.
Sipas njoftimit, ata i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore njëri-tjetrit dhe janë dërguar në tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.