Lajmet e fundit

Sonte në Ballë për Ballë në emisionin Ora e Fundit është i ftuar sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.
Ai do të flas për zgjedhjet lokale.
A do të jetë ai kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së?
Me kë mund të hyjë në koalicion LDK-ja?
Si e vlerëson ai qeverisjen e kryetarit të deritanishëm Shpend Ahmetit?
Poashtu Beqiri flet edhe për rezultatin paszgjedhor në nivel qendror.
A do të ketë koalicion mes PAN-it dhe LDK-së?
Cila është mundësia e bashkëpunimit të subjektit të tij me Vetëvendosjen?
Në këto dhe shumë pyetje tjera do të përgjigjet Beqiri, andaj, mos e humbisni duke filluar nga ora 23:00.