12.01.2021 · përditësuar para 2027 dite2 min lexim
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk do garojë si deputet.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se po e bën këtë për të liruar hapësirë për kandidatë tjerë nga dega e tij, që të jenë kandidatë dhe deputetë të ardhshëm, njofton Klan Kosova.
"Për këtë kam marrë edhe pëlqimin e Degës time, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë".
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:Të dashur qytetarë,Anëtar dhe veprimtarë të LDK-së,Me 14 shkurt do ti kemi zgjedhjet nacionale.Besimi që qytetarët e Kosovës i kanë dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës për vite me radhë do të vuloset edhe njëherë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.Deri më tani kam qenë në listat e LDK-së në 8 palë zgjedhje (2 lokale dhe 6 nacionale).Në të gjitha këto unë dhe Dega ime kemi dalë fitues.1 mandat Këshilltar Komunal,1 mandat Kryetar i Komunës së Prishtinës dhe6 legjislatura Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.Kam marrë besimin e qytetarëve për të përfaqësuar zërin e tyre dhe me gjithë qenien time jam munduar që të bëhem reflektim i punës së mirë, që më është besuar për vite me radhë.Me dëshirën dhe vullnetin tim të plotë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës zgjedhore në këto zgjedhje, duke liruar hapësirë për kandidatë tjerë nga Dega ime e pamposhtur, që të jenë kandidatë, pse jo edhe Deputet të ardhshëm.Për këtë kam marrë edhe pëlqimin e Degës time, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë.Si çdo herë do të jem, në krye të Degës që i qëndroi përherë besnik LDK-së, për të dalë fitues edhe nga këto zgjedhje.Kontributi im si Nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i një prej Degëve më të fuqishme në Kosovë, do të jetë maksimal për suksesin tonë në këto zgjedhje.Me punë e përkushtim, drejt fitores së radhës.I falënderoj votuesit e mi besnik që për më shumë se 20 vite më dhanë besimin e tyre, të cilin me punë të ndershme nuk ua kam keqpërdorur asnjëherë. Dëshmia më e mirë është përkrahja juaj mbi 2 dekada.Shihemi shpejt edhe në proceset tjera zgjedhore.Fundi i një rrugëtimi nënkupton fillimin e një rrugëtimi të ri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.