Lajmet e fundit

Ish ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli ka thënë për Klan Kosovën se akuzat e ngritura nga përfaqësuesi i kompanisë gjermane Bilfinger, në Kosovë Avni Kurshumliu, nuk janë të vërteta.
Gjatë një deklarimi me telefon, ai tha se është takuar disa herë me përfaqësues të kësaj kompanie dhe me ambasadorin gjerman për të bërë një zgjidhje rreth projektit të tyre, pasi që ka qenë shumë i interesuar, që një projekt i tillë të jetësohet në Kosovë.
Por krejt çka ata kanë ofruar sipas tij, ka qenë një prezantim dhe nuk janë treguar serioz më pas.
Bile, Ismajli tha se edhe vetë ambasadori gjerman i ka thënë atij se financierët e këtij projekti nuk janë serioz, pasi që ky kishte kërkuar të dinte burimin e mjeteve të cilat do të investoheshin në Kosovë për ndërtimin e termocentralit Kosova A.
Sipas tij, në prezantimin e Bilfinger nuk flitej për rindërtim, por rivitalizim.