Lajmet e fundit

Filozofi Ismajl Tasholli ka vlerësuar se ideja për korrigjimin e kufijve si pjesë e procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka pozicionuar opinionin në dy pole të kundërta.
“Një pjesë thotë se ideja e korrigjimit i bie që diçka ka shkuar keq dhe duhet ta përmirësojmë, si dhe ka nxjerrë mjaft konflikte brenda skenës politike. Pjesa tjetër është skeptike për mënyrën e realizimit te kësaj ideje, se a do të sjellë probleme tjera? A do të hapet apo do mbyllet kutia e pandorës?”.
Megjithatë sipas Tashollit ide të tilla ja vlejnë të diskutohen, ndonëse problematike ngelet implementimi i saj.
“Nëse e marrim si ide dhe e zhveshim prej komponentëve manipuluese të themi, si ide është krejt normale. Implementimi i saj duhet të jetë me i sqarueshëm për ne”.
“Krejt ajo çka është arritur deri tash sikur po relativizohet, apo më mirë të themi po hudhet, dhe po hyjmë në një rruge ku nuk dimë si të sillemi”.
Tasholli gjithashtu theksoi se në qoftë se ndodh korrigjimi i kufijve, do të ridefinohej edhe i tërë koncepti i multietnicitetit.