Lajmet e fundit

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha se do ta ndërtojë spitalin e Prishtinës, njofton Klan Kosova.
“Do ta ndërtojmë spitalin e Prishtinës dhe këtë nuk e lë në mëshirën e asnjë partie politike e asnjë kryetari të komunës".
"Unë e kam përfshirë në plan-programin tim - do të ndërtoj këtë spital".
Ndërkaq, sa i përket shërbimeve spitalore për personat me aftësi të kufizuar, Ismaili tha se ka programe që atyre shërbimit t’ju kryhet në shtëpi.
“Ne duhet të bëjmë çmos për personat me aftësi të kufizuar, kemi bërë programe që atyre shërbimet të ju kryhen në shtëpi. Kam folur për këtë çështje që shërbimet tona mjekësore t'iu afrohen sa më afër qytetarit”.