Lajmet e fundit
Në nisje të fushatës Duhani thyen zemrat - zgjidhini shëndetin, jo duhanin, ai ka deklaruar se megjithëse janë bërë pesë vjet nga hyrja në fuqi e ligjit nuk është bërë mjaftueshëm në aplikimin e tij në praktikë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se është duke punuar që ligji anti-duhan të gjejë zbatim kudo, duke shtuar kontrollet dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që nuk e zbatojnë.
Në nisje të fushatës Duhani thyen zemrat - zgjidhini shëndetin, jo duhanin, ai ka deklaruar se megjithëse janë bërë pesë vjet nga hyrja në fuqi e ligjit nuk është bërë mjaftueshëm në aplikimin e tij në praktikë, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, Naser Ramadani ng a Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka nënvizuar se projekti gjithpërfshirës kundër pirjes së duhanit brenda hapësirave të mbyllura në bashkëpunim me MSH-në është duke u strukturuar.
Edhe Ramadani nuk la pa përmendur moszbatimin e ligjit në fuqi, duke shtuar se shqiptarët kanë shumë pak njohuri për sëmundjet që shkakton konsumimi i duhani - i cili në vit vret afërsisht 7 milionë njerëz.