Lajmet e fundit

Pas përfundimit 2 me 2 të ndeshjes miqësore në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka shkruar një status në Facebook.
Ai ka shprehur dëshirën e flakët që ka për ta përjetuar Bashkimin Kombëtar.
Më poshtë mund ta lexoni të gjithë statusin e Ismailit.
“E përjetova fitoren e një lufte për liri. E përjetova pavarësinë e shtetit tem. E përjetova 100 vjetorin e shtetit që na mbajti kombin gjallë. E përjetova kualifikimin e Kombëtares në Euro Kupë.
Pak kush e kish imagjinue me i kapë krejt këto në një jetë, edhe pak njerëz në botë mujnë me thanë se kanë përjetue diçka të tillë.
Nuk vdes pa e përjetue Bashkimin Kombëtar. Nuk vdes pa i pa 11 ma të mirët e këtyne 22-ve sot në fushë, duke u kualifikue në botëror nën një flamur, atë kuq e zi.
Ka pasë plot që thojshin se 3 prej qatyne 4 të parave s'kanë me ndodhë kurrë. Qeshtu garant thojnë edhe për këto dy të fundit.
E unë jo veç që vazhdoj me besue, por edhe me punue për me i realizue.
Ecim tutje”, ka shkruar Ismaili.