Lajmet e fundit

Organizata Islamic Relief e financuar nga Islamic Relief Partner në Zvicër në një takim për nder të 16-të vjetorit ka treguar për sfidat, sukseset dhe planet për të ardhmen, transmeton Klan Kosova.
Në fjalimin e tij, drejtori i organizatës, Vehbi Zeqiri ka folur për përkushtimin e organizatës për t’u ndihmuar nevojtarëve duke përmendur rastin e fundit: ndarjen e 21 lopëve qumështore për familjet në nevojë nga Skënderaj e Drenasi.
Vlera e projektit kap vlerën e 42 mijë eurove, ndërsa Zeqiri premtoi që ky nuk do të jetë rasti i fundit, por do të vazhdohet ndihma për të gjithë, pa marrë parasysh gjininë, racën, përkatësinë politike apo fetare.