“Për shkak të arrogancës së pushtetit me këto arrestime (arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosje) situata ka dalë prej kontrollit”, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, analisti politik Dardan Islami.
Ai tha se nesër do të jetë në protestë dhe se beson që nuk do të ketë eskalim të situatës.
“Ndjehem shumë i lumtur që nesër do të protestoj, kam një përshtypje që njerëzit kanë filluar të reflektojnë. Personalisht nuk jam ithtar i kësaj date, por nuk e shoh diçka të keqe, dikush mundet të festojë, dikush mundet të protestojë”.
“Besoj se do të shkojë mirë dhe nuk ka me pas nevojë për konflikt. Ka shumë njerëz që janë të pakënaqur, ministrat e kanë humbur kontaktin me popull, në këtë situatë kemi dhunë edhe dhunë. Unë nuk jam për dhunë, nëse pushteti nuk diti ta menaxhojë, tash është vonë. Për çdo marrëveshje duhet të kemi konsensus, këtë duhet ta kuptojë edhe Opozita nesër”, ka thënë Islami.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.