Lajmet e fundit

Kuvendi Komunal i Deçanit, i kryesuar nga Jashar Dobraj, ka marrë vendim që të shpallë “Qytetar Nderi”, ish - ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka.
Ai u nderua me këtë titull për kontributin e shquar shkencor, politik dhe diplomatik, në afirmimin e çështjes së Kosovës në fushën ndërkombëtare dhe njohjen e saj si shtet i pavarur dhe sovran, si dhe zhvillimin e forcimin e pandërprerë të marrëdhënieve vëllazërore, midis Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton Klan Kosova.