Lajmet e fundit

Ish-ambasadori i Republikës së Shqipërsië në Kosovë, Islam Lauka do të shpallet ‘’Qytetar Nderi i Deçanit’’.
Dorëzimi i titullit në fjalë tek ish- ambasadori Lauka, do të bëhet të hënën në një ceremoni solemne të përgatitur në Sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit, njofton Klan Kosova.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë figura të shquara nga jeta politike e akademike nga Kosova e Shqipëria.
Lauka shpallet qytetar nderi për kontributin e dhënë për çeshtjen kombëtare në përgjithësi dhe lirinë e Kosovës në veçanti, njofton Klan Kosova.