Lajmet e fundit

Turqia ka raportuar që dy ushtarë turq kanë mbetur të vdekur pas përleshjeve me ushtarët e të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri, shkruqan BBC, transmeton Klan Kosova.
Është raportuar që pesë ushtarë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga një sulm me raketa mbi tanket turke.
Këto fatalitete janë të parat që nga ndërhyrja e forcave të Turqisë në Siri, dy javë më parë.
Ndërsa, dy ushtarë të tjerë nga Ushtria e Lirë Siriane kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë, në po këtë sulm.