Lajmet e fundit

I ashtuquajturi Shteti Islamik, i ka vrarë 40 civilë të martën në veri të qytetit irakian, Mosul pasi i ka akuzuar ata për tradhti.
Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në OKB, ka raportuar se trupat e tyre janë varur pas nga polet e energjisë elektrike, transmeton Klan Kosova.
Një njeri është qëlluar për vdekje në publik në qendër të Mosulit pasi ka injoruar ndalesën që ISIS ka bërë për telefonat mobil.
Forcat e sigurisë irakiane, janë duke vazhduar shtytjet e tyre për të marrë Mosulin nga ISIS.
Sipas raportit të OKB, vrasjet janë kryer pas urdhrit të gjykatave të tyre.
Të 40 civilët janë akuzuar për tradhti dhe në momentin e ekzekutimit ishin të veshur me rroba ngjyrë portokalli në të cilat me të kuqe shkruhej “Tradhtar dhe agjentë të Forcave Irakiane të Sigurisë”.